Agron Rufati në Rumani

Futboll

Agron Rufati në Rumani

Nga: K.G. Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 21:43
Agron Rufati në Rumani

Futbollisti i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Agron Rufati, ka nënshkruar me ekipin e ligës së parë rumune Academica Clinceni.

Mbrojtësi 22-vjeçar ka qenë pjesë e kategorive të të rinjve të Dinamo së Zagrebit dhe klubi i tij i fundit ka qenë Zorya, njofton “Ekipa.mk”. 

Rufati për Zorya luajti vetëm në katër ndeshje këtë sezon.

Ai ka luajtur për ekipin kombëtar të të rinjve nën 21 vjeç, për të cilin u paraqit 14 ndeshje dhe shënoi një gol.

Academica Clinceni është një ekip që ekziston prej 17 vitesh në Rumani.

Sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e pestë, ndërsa për momentin skuadra është në vendin e fundit në elitën rumune me vetëm 11 pikë nga 23 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat