Arsenali kthehet me tre pikë të mëdha, Xhaka zverdhet

Futboll

Arsenali kthehet me tre pikë të mëdha, Xhaka zverdhet

Nga: K.G. Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 22:37
Arsenali kthehet me tre pikë të mëdha, Xhaka zverdhet

Arsenali kthehet me tre pikë të mëdha në duel me Wolves-in, duke e mposhtur me rezultat 1:0. 

Wolves u orvat deri në fund por nuk arritën të barazojnë rezultatin. 

Granit Xhaka u paraqit titullar, duke treguar lojë të mirë. 

Futbollisti nga Kosova, reprezentues i Zvicrës, u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë. 

Futbollisti Gabriel në minutën e 25-të shënoi nga afërsia për 0:1. 

Martinelli i Arsenalit u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 69-të. 

Pas javës së 24-të në Premier League, Arsenali renditet në vend të pestë me 39 pikë e Wolves është i 8-ti me 34.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat