Një tjetër fitore për Flamengo-n

Futboll

Një tjetër fitore për Flamengo-n

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 14:04
Paulo Sousa

Një tjetër fitore për Flamengo-n, por që nuk i ka mjaftuar Paulo Sousa-s për të marrë pëlqimin e tifozëve të tij. Klubi brazilian ka fituar kundër Audax Rio në ndeshjen e zhvilluar ditën e enjten, megjithatë, tifozët kuqezinj nuk kanë mbetur të kënaqur…

Siç ka bërë të ditur Record, në fakt, mbështetësve të Gabigol-it dhe shokëve të tij nuk i kanë pëlqyer disa zëvendësime të trajnerit portugez aq sa ka shkaktuar një reagim të shëmtuar gjatë ndeshjes.

Mediat kanë folur për kore fyese dhe tallje për trajnerin, i cili është akuzuar se është një “gomar” për vendimet që ka marrë.

Megjithatë, Flamengo ka arritur të marrë fitoren në transfertë dhe ka shkuar në 10 pikë në renditje, vetëm 3 pikë larg kreut që mbahet nga Vasco da Gama. Paulo Sousa ka kërkuar ta minizojë atë që ka ndodhur:

“Mendoj se është normale që tifozët mund të të bëjnë komplimente ose të të kritikojnë. Është pjesë e lojës. Ne trajnerët, por edhe lojtarët duhet të mësohemi më këtë. Është e rëndësishme që të ketë pasion të madh sepse është ky që të bën të fitosh ndeshjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat