Sulmuesi i Kosovës për mediumin spanjoll: Ushtarët serbë thanë se do të vendosnin... 

Futboll

Sulmuesi i Kosovës për mediumin spanjoll: Ushtarët serbë thanë se do të vendosnin... 

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 15:47
Vedat Muriqi

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, anëtar i skuadrës spanjolle Mallorca, ka folur për luftën mes Kosovës dhe Serbisë (1998-1999).

“Pas luftës, pothuajse nuk kishte asgjë në Kosovë. Kur i thashë xhaxhait që doja të bëhesha futbollist, ai filloi të qeshte dhe më tha se ishte shumë e vështirë. Më pas gjërat filluan të ndryshojnë, pata fat dhe punova shumë për të qenë profesionist. Kjo nuk do të ishte e mundur pa fat, ndihmën e familjes sime dhe Zotit.

Lufta është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë botës dhe çdo njeriu. E vetmja gjë pozitive për këtë është se ju bën më të fortë mendërisht dhe fizikisht.

Në familjen time ishin rreth 50 njerëz dhe të gjithë ishim të ngujuar në një dhomë të një shtëpie.

Kur gjermanët filluan të na ndihmonin, ne duhej t’u shpërndanim të gjithëve 1 litër qumësht dhe qepë në ditë. Ishin kohë të vështira, kuptova që familja ime po vuante, ne ishim fëmijë, donim të hanim e të pinim dhe nuk na jepnin asgjë. Për fat të mirë, askush nga familja ime nuk vdiq në luftë.

Ushtarët serbë thanë se do të vendosnin një bombë në shtëpinë tonë. Mbaj mend që mamaja ime paketonte rrobat në çanta për të marrë makinën sa më parë dhe për të shkuar në Shqipëri. Ushtarët hodhën shumë rroba në rrugë. Nuk kam mundur të shoh asnjë futbollist si idhull në Kosovë”, ka thënë mes të tjera Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat