Rrahje masive mes futbollistëve

Futboll

Rrahje masive mes futbollistëve

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 12:38
Rrahje masive

Fundi i sfidës së “klasikes” së futbollit portugez mes Portos dhe Sportingut të Lisbonës degjeneron në dhunë.

Ndeshja e cila përfundoi në barazimin 2:2, në minutën e 90+10′ ka plasur gjithçka ku arbitri kryesor ka nxjerrë nga xhepi katër kartona të kuq, nga dy për çdo skuadër, mes tyre dhe ish-mbrojtësi i Realit të Madridit, Pepe.

Një dhunë që u duk sikur nuk kishte fund ku edhe stjuardët e ndeshjes përfshihen në këtë përleshje duke goditur një lojtar të Sportingut, ku ky i fundit e kishte pështyrë.

Në Portugali këtë sherr që dukej sikur fusha e futbollit dukej si arenë boksi e kanë quajtur si një turp i madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat