Dy gola për shtatë minuta, Vllaznia e papërmbajtshme kundër Teutës

Futboll

Dy gola për shtatë minuta, Vllaznia e papërmbajtshme kundër Teutës

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 17:21
Vllaznia dhe Teuta

Vllaznia dhe Teuta janë gati për duelin mes tyre, që po transmetohet në Supersport 3.

Ekipi shkodran tenton rikthimin te fitorja pas humbjes në Laç dhe do të zbresë në fushë me skemën 4-2-3-1.

Asnjë ndryshim nuk ka bërë trajneri Thomas Brdaric krahasuar me sfidën e fundit ndaj Laçit, me treshen Da Silva-Mustedanagic-Latifi në mbështetje të Djurdjevic në majë të sulmit.

Pikë kërkon edhe Teuta, për të harruar disfatën 0-4 ndaj Partizanit. Renato Arapi do të rreshtojë skuadrën me skemën 3-5-2 sot në “Loro Boriçi”, ndryshe nga 4-3-3 që përdori ndaj “Demave”.

Lorenco Vila përkrah Rubin Hebajt në ofensivë, teksa Avdyli, Beqja dhe Aleksi do të formojnë treshen e mesit të fushës. Një fanellë titullari edhe për 20-vjeçarin Artan Jazxhi në prapavijë.

Vllaznia-Teuta 2-0 (Latifi 1′, Diagne 7′)

Kronika e ndeshjes:

7′ Vllaznia e papërmbajtshme. Goditje këndi për vendasit dhe Fallou Diagne, i pambuluar në zonën durrsake, dërgon me kokë topin në rrjetë.

1′ 51 sekonda lojë dhe Vllaznia në avantazh. Gjuajtje e saktë e Liridon Latifit, i cili mposhti Pano Qirkon dhe nisi festën me shokët e skuadrës.

Formacionet zyrtare
Vllaznia-Teuta

Vllaznia (4-2-3-1): Zogovic; Gurishta, Diagne, Bulatovic, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Da Silva, Mustedanagic, Latifi; Djurdjevic. Trajner: Thomas Brdaric.

Teuta (3-5-2): Qirko; Jazxhi, Qaqi, Ivanovic; E. Vila, Aleksi, Beqja, Avdyli, Kotobelli; Hebaj, L. Vila. Trajner: Renato Arapi.

Arbitër kryesor: Enea Jorgji, asisten i parë: Denis Rexha, asisten i dytë: Nuri Rrapaj, arbitër i katërt: Olsid Ferataj, VAR: Kridens Meta, AVAR: Emigers Ganxhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat