UEFA ka specifikuar se 10.000 bileta do të shkojnë falas për tifozët e dy klubeve finaliste

Futboll

UEFA ka specifikuar se 10.000 bileta do të shkojnë falas për tifozët e dy klubeve finaliste

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 11:11
UEFA ka specifikuar se 10.000 bileta do të shkojnë falas për tifozët e dy klubeve finaliste

Bileta falas për tifozët e skuadrave që do të kualifikohen në finalet e Kupave të Europës së këtij viti.

Kështu ka vendosur presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, duke shpjeguar se kjo do të jetë mënyra “për t’i falënderuar dhe për t’i shpërblyer për mbështetjen e tyre ndaj futbollit europian gjatë krizës për shkak të pandemisë Covid-19”.

Më konkretisht, UEFA ka specifikuar se 10.000 bileta do të shkojnë falas për tifozët e dy klubeve finaliste në Champions League (5.000 për secilin klub). 8.000 bileta të tjera do të shpërndahen për finalistët e Europa League (4.000 për secilin klub) dhe 6.000 mijë bileta do të shpërndahen për finalistët e Conference League (3.000 për secilin klub). 6.000 bileta të tjera do të shkojnë për finalen e Champions League për femrat (3.000 për secilin ekip)

Në total, pra, biletat për finalet e UEFA-s që konfederata evropiane do t’u japë tifozëve do të jenë 30.000.

UEFA specifikon në një shënim se “çdo ekip finalist do të mund të përdorë këto bileta falas për të shpërblyer tifozët e tyre më besnikë (d.m.th. ata që janë abonuar për kohën më të gjatë, ata që kanë ndjekur numrin më të madh të ndeshjeve jashtë, etj. ), por këto bileta nuk mund t’u jepen sponsorëve, partnerëve ose puntorëve të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat