Lajm i mirë për tifozët holandezë

Futboll

Lajm i mirë për tifozët holandezë

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 23:22
Lajm i mirë për tifozët holandezë

Lajm i mirë për tifozët holandezë. Ndeshjet e Eredivisie janë luajtur me dyer të mbyllura për shkak të numrit të lartë të infektimeve me Covid-19 në shtetin e njohur evropian.

Prej 25 janarit u lejua rikthimi i tifozëve në masën 33%, ndërsa duke filluar nga 18 shkurti tifozët mund të rikthehen të shumtë për të ndjekur nga afër dhe mbështetur skuadrat e tyre të zemrës.

Qeveria e Holandës ka konfirmuar se me lehtësimin e masave kundër koronavirusit, kapacitetet e stadiumeve mund të shfrytëzohen plotësisht, duke filluar prej ditës së premte.

Ndeshja Fortuna Sittard-Sparta Rotterdam, do të jetë përballja e parë e Eredivisie që do të zhvillohet në një stadium plot të premten në mbrëmje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat