Courtois: I kisha studiuar penalltitë e Messit, luajta me të

Futboll

Courtois: I kisha studiuar penalltitë e Messit, luajta me të

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 23:30
Courtois

Thibaut Courtois bëri një ndeshje thuajse perfekte sot dhe për pak i dhuroi Real Madrid një barazim shumë të rëndësishëm pa gola ndaj PSG-së në transfertë në Champions League.

Ai priti penalltinë e Messit, duke u bërë portieri i parë i Realit që nga viti 2007 që priste një penallti në ndeshjet me eliminim direkt në këtë turne. Por kjo nuk mjaftoi, pasi në fund ai u ndëshkua nga Kylian Mbappe me një aksion spektakolar.

“E dinim që luanim në shtëpinë e një ekipi të madh me shumë forcë në sulm. Ndeshjet e Champions janë ndryshe nga të kampionatit, e nisëm mjaft mirë, por nuk ditëm të ruanim qetësin dhe vuajtëm. Nuk bëmë mirë me kundërsulme, humbëm një top në mënyrë shumë budallaqe. Mbape na mundi në 2 kundër 1, kur u nisa ta ndaloja, më kaloi topi poshtë.

Është shumë e rëndë, ndeshja jonë nuk ishte e mirë, por gjithsesi nuk ndryshon shumë. Edhe pa rregullin e golit jashtë fushe duhet të fitosh gjithsesi. Shpresojmë që me mbështetjen e tifozëve t’ia dalim.

Në ndeshje të tilla e di që si portier do të kesh punë për të bërë. Që gjithçka ndodhi në fund është një goditje e rëndë, por duhet të vazhdojmë të besojmë.

Penalltia? I kisha studiuar shumë penalltitë e Mesit. Pashë në cep sa për të luajtur pak me të kur isha në vijë. Por gjithashtu kisha edhe pak fat që ai gjuajti aty.

Mbapesë ia ndalova disa gjuajtje, por ai aksion i fundit… është cilësia dhe klasi i tij. Por është një nga më të mirët në botë”, tha Courtois.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat