Shqipëria U-15 grumbullon 25 lojtarë për t’i testuar

Futboll

Shqipëria U-15 grumbullon 25 lojtarë për t’i testuar

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 12:59
Shqipëria U-15 grumbullon 25 lojtarë për t’i testuar

Kombëtarja shqiptare U-15 do të zhvillojë këtë të enjte një tjetër seleksionim një ditor, ku do të jenë të ftuar rreth 25 futbollistë të vegjël të vitlindjes 2008, të cilët janë pjesë e kampionatit shqiptar të moshave.

Ky seleksionim që do të zhvillohet në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz ka si synim vëzhgimin nga afër të elementëve të talentuar të kësaj grupmoshe që aktivizohen në kampionatin shqiptar e që mund të jenë të vlefshëm për ekipet zinxhir kuqezi.

Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF po monitoron çdo ditë nga afër çdo futbollist të ri, brenda dhe jashtë kufijve shqiptarë, me qëllim rinovimin dhe forcimin e ekipeve kombëtare dhe prurjen e elementeve të rinj në skuadra.

Image

Lista

Për ekipin kombëtar U-15, ky është seleksionimi i dytë që zhvillohet në këtë vit, teksa në janar, nën urdhrat e trajnerit Armand Dama dhe stafit të tij kanë kaluar 75 futbollistë, ku 25 më të spikaturit janë ftuar sërish të tregojnë vlerat ditën e nesërme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat