Pogba i hapur për skuadrat e Premier League-s

Futboll

Pogba i hapur për skuadrat e Premier League-s

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 11:03
Pogba i hapur për skuadrat e Premier League-s

Pogba e ka bërë të qartë se skuadra që e kërkon do të duhet të paguajë shumën që ai dëshiron si pagë. Atij nuk i intereson nëse është një tjetër skuadër në Premier League-s, Juventusi në Serinë A apo PSG në Francë.

Paga e tij “faraonike”, në fakt e largon nga “Zonja e Vjetër”, në radhët e së cilës shkëlqeu për disa sezone para se të kthehej në Manchester.

Sipas “Tuttosport”, bardhezinjtë kanë vendosur një kufi page që është 15 milionë euro bruto në vit, ndërkohë që synimi i francezit është të arrijë shumën 16 milionë euro neto, që duke i shtuar edhe taksat shkon 21 milionë.

Përveç kësaj, ai tashmë është 29 vjeç dhe kuptohet që nuk do të mund të nxirret fitimi nga një shitje e mundshme, nëse është e nevojshme.

Edhe pse vlerësojnë pozitivisht si futbollist, synimi në Continassa është që të afrohen futbollistë më të rinj. Jo më kot ka dalë në skenë emri 22-vjeçarit Zaniolo.

Mesfushori i Romës, edhe pse ka një profil shumë më sulmues se Pogba, është shumë më i pëlqyer nga drejtuesit e “Zonjës së Vjetër”. Në Torino ka optimizëm se sulmuesi i Romës mund të blihet për 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat