Liga Unike e Republikës së Kosovës në vitin 1996-1997, Prishtina + 10 pikë para Besës

Futboll

Liga Unike e Republikës së Kosovës në vitin 1996-1997, Prishtina + 10 pikë para Besës

Nga: Kemajl Goca Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 14:51
KF Prishtina, në këmbë Jusuf Tortoshi (trajner), Fadil Berisha, Arbnor Morina, Ahmet Beselica, Bekim Devaja, Eroll Salihu, Sami Sermaxhaj, ulur; Xhavit Tahiri, Milaim Humolli, Bajram Aliu, Visar Aliu dhe Kushtrim Munishi.

Kampionati i Kosovës u organizua në katër grupe deri në vitin 1996, Grupi  i Prishtinës, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.

Kampionati 1996/1997 me vendim të kryesisë së FFK-së, me president Rexhep Abdullahu, nis me Ligën Unike të Republikës së Kosovës, e cila numëronte 18 skuadra.

E veçanta ka qenë se katër skuadra nga Prishtina bënin pjesë në elitë: Prishtina, Flamurtari, Besëlidhja dhe 2 Korriku.
Prishtina dhe Besa e Pejës luftonin fyt për fyti për titull, por kryeqytetasit në fund dolën kampion me  85 pikë apo me 10 pikë epërsi nga pejanët.

Prishtina si vendase luante në Llukar e Besa në Raushiq! 

E dyta, ndeshjet u zhvilluan në fusha të improvizuara për faktin se stadiumet dhe objektet sportive ishin të uzurpuar për 10 vite nga regjimi kriminal serb.

Prishtina u bë kampione, nga elita e futbollit u larguan Feronikeli nga Drenasi, Ulpiana e Lipjanit, Dukagjini i Klinës dhe Skenderaj.

Sot, Kosova feston 14 vjetorin e shtetësisë, ndërsa Liga numër 10 ekipe, katër prej tyre do të marrin pjesë në garat evropiane.

Renditja 1996-1997

1. Prishtina 34 26 5 3 89:29 85
2. Besa 34 25 0 0 94:39 75
3. Gjilani ‘95 34 14 19 5 71:38 62
4. Liria 34 17 5 12 48:37 56
5. Besëlidhja 34 16 7 11 59:34 55
6. 2 Korriku 34 16 6 12 45:38 54
7. Flamurtari 34 13 8 13 34:39 47
8. Kosova (V) 34 14 5 15 46:55 47
9. Llapi 34 14 4 16 57:64 46
10. Minatori ‘89 34 15 1 18 54:66 45
11. Vëllaznimi 34 12 8 14 52:54 44
12. Uniteti 34 14 2 18 49:60 44
13. Ballkani 34 13 5 16 51:55 44
14. Kitka 34 12 7 15 48:74 43
15. Feronikeli 34 10 8 16 47:69 37
16. Ulpiana 34 11 4 19 41:68 35
17. Dukagjini 34 9 6 19 41:68 33
18. Skenderaj 34 5 4 25 33:69 19

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat