Dhimbje koke për Simeonen

Futboll

Dhimbje koke për Simeonen

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 11:28
Dhimbje koke për Simeonen

Atletico Madrid po kalon një moment shumë të vështirë. Kampionët në fuqi të Spanjës, po vuajnë në La Liga këtë sezon. Djemtë e Diego Simeones humbën 0-1 përballë Levantes të mërkurën në mbrëmje, duke regjistruar disfatën e shtatë sezonale në kampionat.

“Colchoneros” ndajnë vendin e katërt me Barcelonën, por ekipi i Xavit ka luajtur një ndeshje më pak.

Sikur të mos mjaftonte dalja pa pikë, trajneri argjentinas humbi edhe shërbimet e Cunha në takimin me Levanten.

Sulmuesi brazilian ka pësuar një ndrydhje të shkallës së parë në gjurin e djathtë, dhe do të qëndrojë rreth 2 muaj jashtë fushave, duke humbur në këtë mënyrë dy takimet ndaj Manchester United në Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat