Marotta shqyrton alternativa për sulmin

Futboll

Marotta shqyrton alternativa për sulmin

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 12:39
Marotta shqyrton alternativa për sulmin

Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, Interi do të dëgjojë ofertat për Lautaro Martinezin gjatë merkatos së verës.

E ardhmja e argjentinasit është në pikëpyetje, me "Zikaltërit" që po shqyrtojnë alternativat për sulmin.

Interi kanë shënjestruar Ginaluca Scamaccan, Paulo Dybalan dhe Jonathan Davidin, për të përforcuar sulmin.

Lautaro në anën tjetër ka nënshkruar kontratë me Interin deri në vitin 2026, por vazhdon të ketë vëmendje të madhe nga klubet evropiane.

Ai ka 11 gola në 22 ndeshje në Serie A këtë edicion, por nuk gjen golin në Champions League tash e 13 ndeshje. Goli i fundit në Evropë për të u shënua në nëntor të vitit 2020, kundër Real Madrid.

Po ashtu, Lautaro nuk ka arritur të përshtatet mirë me Edin Dzeko dhe kjo ka bërë që Interi të jenë të hapur për të shitur kartonin e tij.

Emrat si Scamacca, Dybala e Davidi janë ata që përmenden si mundësi për t’u afruar në "Meazza". Beppe Marotta po shtjerr të gjitha opsionet për të përforcuar sulmin e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat