Ferguson: Refuzova dy herë Anglinë

Futboll

Ferguson: Refuzova dy herë Anglinë

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 15:08
Ferguson: Refuzova dy herë Anglinë

Angli-Skoci shkon përtej rivalitetit futbollistik, është edhe një çështje territoriale. Identiteti, historia dhe tradita i ndajnë të dy kombet, një ndasi që e ka bërë Sir Alex Ferguson, t’i thotë më mirësjellje jo për dy herë, stolit të kombëtares së Tre Luanëve. Veç të tjerash, tekniku kujton me më shumë afeksion fitoren me Aberdeen se sa titujt me Manchester United.

Përtej preferencave të Ferguson, kurrikulimi i tij është i padiskutueshëm. Një prej trajnerëve më të suksesshëm në historinë e Premier League, çka ka bërë Federatën që t’i ofrojë drejtimin e Kombëtares angleze. Gjithsesi siç raportojnë mediet britanike, tekniku ka refuzuar jo një, por dy herë detyrën e trajnerit të Anglisë. Një lajm ky që e konfirmon vetë Ferguson, teksa kujton:

“Adam Crozier, atë kohë administrator i deleguar i Football Association, caktoi një takim me Martin Edwards për të folur me mua. Donte që të firmosja, por unë ju përgjigja me një jo“.

Për të evituar çdo kontakt, Ferguson i kishte thënë jo edhe takimit, duke rrezikuar një incident diplomatik. Vetëm pas disa insistimeve pranoi të takohej me kreun e Federatës, dhe vetëm për t’i përsëritur dëshirën e tij për të qëndruar te Manchester United.

“Nuk kishte kuptim që unë të lija United. Isha i lumtur si një zotëri në këtë klub të madh. Motivimi ishte të shihje fushën stërvitore dhe të vëzhgoje gjithë ata futbollistë të mëdhenj. Pastaj dhomat e zhveshjes, përditshmëria, mundësia për të fituar në Old Trafford.

Kështu nuk do të kisha lënë kurrë Manchester United dhe klubi këtë e dinte. Absolutisht nuk do të mund të menaxhoja kombëtaren, përtej faktit se atëherë nuk do të kthehesha dot më kurrë në Skoci“.

Trajneri aktual i Anglisë është Southgate, të cilin Ferguson e njeh mirë. “Mendoj se është një punë e vështirë ku është e nevojshme të akumulosh eksperiencë. Besoj se mosha perfekte për një trajner kombëtareje është ajo në të cilin drejtoi Roy Hodgson“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat