Lampard nuk kursen lëvdatat për Van de Beek

Futboll

Lampard nuk kursen lëvdatat për Van de Beek

Më: 18 shkurt 2022 Në ora: 17:48
Donny van de Beek.

Frank Lampard nuk ka kursyer lëvdatat për Donny van de Beek.

I huazuari i Manchester United tek Everton, Van de Beek po bën paraqitje mjaft të mira me skuadrën ‘e re’.

Lidhur me lojtarin ka folur edhe trajneri i Everton, Frank Lampard, i cili e cilëson holandezin si një top lojtar.

Kam qenë shumë i impresionuar me të. Në nivel profesional, meqë flasim për të, jam absolutisht i impresionuar. Kur mendoj për kohën që ka pasur te Man United, ai është top lojtar. Ai ishte ashtu edhe kur nënshkroi me Manchester United dhe ishte tek Ajax”, ka thënë Lampard.

“Nuk është e lehtë. Ka mënyra të ndryshme reagimi dhe jam i sigurt se është vështirë për të. Ai ka treguar se nëse mbanë kokën ulur dhe punon, mund t’ia dalësh”, shtoi anglezi.

Donny van de Beek transferohej me bujë të madhe nga Ajax te Manchester United, por në ‘Old Trafford’ ai humbi ritmin e tij.

Lojtari kurrë nuk pati besimin e duhur nga Ole Gunnar Solskjaer, dhe vendosi të niste një aventurë në huazim, me Everton. Aty ai po tregon se ka akoma kualitetet e duhura për të luajtur në majat e futbollit. Kështu konfirmojnë edhe fjalët e Lampard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat