Biletat e ndeshjes Zvicër - Kosovë dalin në shitje, ky është çmimi i tyre

Futboll

Biletat e ndeshjes Zvicër - Kosovë dalin në shitje, ky është çmimi i tyre

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 11:17
Biletat e ndeshjes Zvicër - Kosovë dalin në shitje, ky është çmimi i tyre

Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar të premten se biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë dalin në shitje më 1 mars prej orës 14:00.

Miqësorja mes Zvicrës e Kosovës luhet më 29 mars nga ora 18:00. 

Është miqësorja e parë mes dy përfaqësueseve. 

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Letzigrund në Zuerich.

Sipas njoftimit, biletat kushtojnë prej 15 deri në 80 franga zvicerane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat