Musliu e Sulejmani me Ingolstadtin i morën pikë Werderit

Futboll

Musliu e Sulejmani me Ingolstadtin i morën pikë Werderit

Nga: K.G. Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 16:01
Visar Musliu

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu, u paraqit gjatë gjithë ndeshjes në Bremen ndaj Werderit. Ai luajti me për skuadrën e Ingolstadtit, duke barazuar me rezultat 1:1 me Werderin.

Valmir Sulejmani u paraqit nga minuta e 68-të për Ingolstadtin.

Werder kaloi në epërsi me golin e Fullkrug (75’) dhe Ingolstadt u shpëtua nga Bilbija pesë minuta para fundit të takimit.

Ingolstadt iu shmang kështu vendit të fundit në tabelë, dhe tashmë është i parafundit me 15 pikë, ndërsa Werder me këtë barazim u ngjit në vendin e parë me 42 pikë në Bundesliga II.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat