Sot luhen tre takimet e fundit të javës së 21-të në Kampionatin Shqiptar

Futboll

Sot luhen tre takimet e fundit të javës së 21-të në Kampionatin Shqiptar

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 12:27
Sot luhen tre takimet e fundit të javës së 21-të në Kampionatin Shqiptar

Sot luhen tre takimet e fundit të javës së 21-të të “Abissnet Superiores”. Në orën 13:45 Tirana udhëton në transfertën me Kastriotin, ku në letër tre pikët duken të sigurta për bardheblutë. Por njërin sy kryeqytetasit do e kenë të kthyer drejt Laçit, atje ku një “finale” për vendin e dytë do të zërë vend.

Kurbinasit sfidojnë Kukësin në orën 13:45, në një sfidë që do të përcaktojë shumë mbi pozitat e tyre në renditje.

Aktualisht Laçi mban vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa pas e ndjek Kukësi me 37 të tilla. Nëse në të dy kampet synojnë vetëm fitoren, te Tirana shpresojnë për një barazim që do t’a shkëpuste edhe më tepër në krye të klasifikimit.

Ndërkohë dueli i fundit për ditën e sotme do të jetë ai mes Dinamos dhe Teutës, i cili do të zhvillohet në orën 16:45.

Dy ekipe me objektiva madhorë, por që çuditërisht e gjejnë veten në pjesën e poshtme të tabelës. Nëndetësja kryeqytetase dëshiron të shpejtojë për të dalë nga zona e mbijetesës, por për të arritur diçka të tillë duhet që fillimisht të fundosë Teutën..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat