Leonardo shpërthen pas humbjes nga Nantes

Futboll

Leonardo shpërthen pas humbjes nga Nantes

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 12:31
Leonardo shpërthen pas humbjes nga Nantes

Paris Saint-Germain ka rënë në Ligue 1 kundër Nantes. Ka shkaktuar shumë debate disfata 3:1 e pësuar nga skuadra e Pochettino-s, që ka patur në dispozicion për këtë ndeshje treshen e formuar nga Neymar, Messi dhe Mbappe.

Por as tre yjet nuk kanë arritur ta shmangin humbjen. Një humbje që ka ardhur për shkak të një arbitrimi kundër, të paktën kjo ka qenë ajo që ka thënë drejtori sportiv Leoanrdo, i cili është shfryrë pas ndeshjes.

“Jam këtu për të thënë se kemi humbur,  ok. Ndoshta duhej ta dinim si duhej të silleshim menjëherë pas ndeshjes së Champions-it dhe për këto gjëra do të flasim kur të kthehemi në Paris”, ka thënë braziliani.

“Megjithatë, dua të them se kam patur përshtypjen se arbitri donte të vërshëllente gjithçka kundër nesh. Kemi pësuar dy gola pothuajse menjëherë dhe ka qenë e merituar, por më pas të gjitha vendimet e arbitrit kanë qenë kundër nesh.

“I ka vënë lojtarët tanë në rrezik për t’u dëmtuar. Faullet ndaj Neymar, Mbappe, Messi. Ka dhënë një minutë shtesë dhe katër minuta më pas ka dhënë një penallti. E përsëri, kemi rrezikuar të humbnim lojtarë nga dëmtimet për tre muaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat