Garë e ashpër për titullin në Superligën e Shqipërisë

Futboll

Garë e ashpër për titullin në Superligën e Shqipërisë

Më: 20 shkurt 2022 Në ora: 17:52
Garë e ashpër për titullin në Superligën e Shqipërisë

Lufta për titull të kampionit në Superligën e Shqipërisë është ndezur jashtëzakonisht shumë pas humbjes së Tiranës nga Kastrioti me rezultat 2-1 në xhiron e 21-të në këtë kampionat.

Dy golat e shënuar nga Kaina në minutat 14’ dhe 82’ i dhanë humbjen e hidhur lideri aktual të tabelës.

Nga ana tjetër, Laçi i vendit të dytë ka mposhtur lehtësisht Kukësin me rezultat 3-0.

Golat u shënuan nga Malota, Akinyemi dhe Zulfiu.

Me këtë fitore Laci shkon në kuotën e 43 pikëve, vetëm tri më pak se lideri aktual Tirana duke bërë kështu që lufta për titull të jetë më e hapur se kurrë në këtë edicion garues. Vendi i tretë i takon Kukësit me 37 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat