Chelsea interesohet për mbrojtësin e Wolves

Futboll

Chelsea interesohet për mbrojtësin e Wolves

Më: 21 shkurt 2022 Në ora: 18:09
Max Kilman. 

Blutë e Londrës do të jenë aktiv sidomos në aspektin defansiv gjatë verës 

Për këtë, siç shkruan talkSPORT, ata janë duke e marrë në konsideratë transferimin e mbrojtësit të Wolves, Max Kilman. 

24 vjeçari ka rënë në sy shumë gjatë këtij sezoni në Premier Ligë. 

Chelsea nuk do ta këtë të vështirë transferin e tij, pasi që vetë ai kishte thënë se Blutë e Londrës janë klubi që ai ka ëndërruar si fëmijë. 

Kështu që mundësitë që kjo ëndërr të realizohet janë të mëdha, aq më pak nëse mbrojtësit si Antonio Rudiger dhe Andreas Christensen mund të largohen në fund të këtij sezoni, pasi që të dy lojtarët nuk kanë më kontratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat