Drita në Malishevë e Prishtina në Skenderaj

Futboll

Drita në Malishevë e Prishtina në Skenderaj

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 14:12
Drita në Malishevë e Prishtina në Skenderaj

Pas super ndeshjeve në fundjavë, BKT Superliga e Kosovës do të vazhdoj me xhiron e 21-të në mesjavë.

Tri duele janë në program për tu zhvilluar ditën e mërkurë, derisa dy të tjera të enjten.

Ballkani pasi ka marrë kreun do të përballet me Ulpianën në Suharekë.

Drita do të luaj në udhëtim te Malisheva, teksa Llapi e pret Feronikelin.

Të enjten zhvillohen dy sfida shumë interesante.

Gjilani pret Dukagjinin, derisa Prishtina do të ketë një udhëtim të vështirë në Skenderaj për tu përballur me Drenicën.

Orari:

E mërkurë, 23.02.2022

Malisheva – Drita 13:00
Ballkani – Ulpiana 13:00
Llapi – Feronikeli 13:00

E enjte 24.02.2022

Gjilani – Dukagjini 13:00

Drenica – Prishtina 13:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat