Milan - Udinese, bileta kushton vetëm 1 euro!

Futboll

Milan - Udinese, bileta kushton vetëm 1 euro!

Më: 22 shkurt 2022 Në ora: 15:27
Milan - Udinese, bileta kushton vetëm 1 euro!

Biletë që kushton 1 euro në 11 sektore të stadiumit “San Siro”.

Kjo është iniciativa që Milani është duke e promovuar para ndeshjes që do ta zhvillojë të premten ndaj Udineses.

Ideja është që të mbushet stadiumi edhe në një ndeshje të komplikuar sa i përket orarit.

Kjo përballje është paraparë të luhet të premten që vjen nga ora 18:45.

Lejimi i përdorimit të kapacitetit prej 75 për qind të ulëseve, pas lehtësimit të masave nga pandemia, do të thoshte praktikisht se në stadium mund të jenë prezentë 56.904 spektorë.

E për ta arritur këtë shifër, “Rossoneri” e kanë nisur kampanjën “Promo Friends”.

Secili person e ka të drejtën t’i blejë deri në 3 bileta.

Pra, stadiumi i qytetit pritet të jetë thuajse i mbushur të premten, teksa Milani do ta kërkojë fitoren e radhës, në garën e tij për titull të kampionit në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat