Befason trajneri Tuchel

Futboll

Befason trajneri Tuchel

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 00:02
Befason trajneri Tuchel

Trajneri i Chelseas, Tomas Tuchel, u shpreh i lumtur për triumfin 2:0 që skuadra e tij arriti në shtëpi ndaj Lilles.

Tekniku gjerman i thuri elozhe mesfushorit Kante, teksa në prononcimin pas ndeshjes shpejgoi pse e la Lukakun në stol.

“Çfarë ndeshje për Kante. Sot ai është kthyer në nivelin më të lartë, ka përmirësuar çdo minutë të lojës dhe ka një ndikim të madh.

Por ne nuk jemi të befasuar me paraqitjen e tij. Kemi pasur momente të shkëlqyera si në fillim të ndeshjes. Nëse mund të mbajmë nivelin për më shumë kohë mund të bëjmë shumë më mirë. Havertz? Ai ishte shumë i mirë, u vendos shumë mirë dhe nuk kishte frikë të mbrohej.

Lukaku në pankinë? Çdo ndeshje është e ndryshme. Goli i sotëm ishte me intensitet, një lojë me shpejtësi të lartë. Romelu nuk është vetëm i lodhur fizikisht por edhe mendërisht Sot kemi zgjedhur tre lojtarë të tjerë dhe Havertz ishte në formë të shkëlqyer”, u shpreh Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat