Dortmund me një “këmbë jashtë” Europa League

Futboll

Dortmund me një “këmbë jashtë” Europa League

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 15:06
Dortmund me një “këmbë jashtë” Europa League

Erling Haaland do të jetë mungesa e madhe e Dortmund në përballjen e kësaj të enjteje në Europa League ndaj Rangers. Norvegjezi ka një problem me muskujt çka nuk e lejon që të zbresë në fushë në Glasgow.

Një mungesë tepër e rëndësishme për verdhezinjtë që duhet të bëjnë pa makinerinë e tyre të golave në takimin ku duhet të përmbysin humbjen e sfidës së parë. Të enjten e shkuar Dortmund u mund në “Signal Iduna Park” me rezultatin 2-4 duke prodhuar dhe rezultatin më befasues të raundit të parë me eliminim direkt të Europa League.

Trajneri Marco Rose duhet t’i bëjë llogaritë mirë në një transfertë që peshon shumë dhe është i vetëdijshëm se pa Haaland shkalla e vështirësisë do të rritet akoma dhe më shumë. 21-vjeçari ka shënuar 23 gola në 20 ndeshjet që është aktivizuar në të gjitha kompeticionit.

Sulmuesi është përfolur shumë për një largim të mundshëm në fund të edicionit dhe eliminimi nga arena ndërkombëtare ndoshta mund ta nxisë akoma dhe më shumë për të shkuar në një ekip ku të pretendojë trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat