Kritika për Ramosin

Futboll

Kritika për Ramosin

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 21:02
Kritika për Ramosin

Vazhdon të shqetësojë Sergio Ramos në Francë. Mbrojtësi, nga momenti i transferimit te Paris Saint-Germain ka luajtur shumë pak dhe ka qenë i detyruar të ndalohet disa herë.

Prej kohësh diskutohet nëse zgjedhja e PSG-së për të marrë mbrojtësin spanjoll ka qenë ajo e duhura.

Në lidhje me këtë ka folur edhe ish-lojtari i parisienëve Alain Roche, i cili ka thënë për Canal+:

“Nuk ka luajtur asnjë ndeshje të rëndësishme, asnjë në Champions League. Ishim të lumtur që e kishim në ekipin tonë, por është një bast i dështuar”.

“Ka dhënë shumë në karrierë, por trupi i tij nuk e ndjek më. Për mua sezoni i tij ka mbaruar këtu. Dhe fakti që luan dy ndeshje dhe më pas dëmtohet përsëri është shqetësues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat