“Shpresoj të kesh vdekjen më të rëndë” Futbollisti i Manchester City shpërthen ndaj Vladimir Putin, mesazhi i tij “thyen” rrjetin

Futboll

“Shpresoj të kesh vdekjen më të rëndë” Futbollisti i Manchester City shpërthen ndaj Vladimir Putin, mesazhi i tij “thyen” rrjetin

Më: 24 shkurt 2022 Në ora: 15:10
Oleksandr Zinchenko dhe Vladimir Putin

Futbollisti i njohur ukrainas, Oleksandr Zinchenko, i cilësuar si “ylli” i Manchester City, ka shpërthyer ndaj Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, pas vendimit të tij për të nisur sulmet ndaj Ukrainës.

Në profilin e tij në “instagram”, pas sulmeve me pasoja nga Rusia, mbrojtësi 25-vjeçar ka bërë një status kundër Putin, i cili nga shumë njerëz cilësohet si fajtori kryesor i këtij konflikti.

Ai postoi foton e presidentit rus, Vladimir Putin, me shkrimin e bashkangjitur “Shpresoj që të vdesësh, të kesh vdekjen më të rëndë, krijesë”.

Statusi i tij bëri xhiron e rrjetit, derisa “instagram” e fshiu postimin, por gjithsesi mesazhi i tij i fortë u dha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat