Sporti i bashkuar kundër agresionit rus

Futboll

Sporti i bashkuar kundër agresionit rus

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 11:24
Sporti i bashkuar kundër agresionit rus

Futbolli vazhdon të shfaqë mesazhe kundër pushtimit rus të Ukrainës. Lojtarët e Barcelonës dhe Napolit u bashkuan përpara një pankarte, ku shkruhej “Stop Luftës”.

Ndërkohë, sulmuesi ukrainas, Ruslan Malinovsky, i cili shënoi për skuadrën italiane të Atalantës në ndeshjen kundër Olympiacosit, zbuloi një fanellë me mesazhin: “Jo luftë në Ukrainë”.

“Ylli” i Manchester City-t dhe Ukrainës, Oleksandr Zinchenko, e mallkoi presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me frazën: “Uroj të vdesësh mes dhimbjesh”, teksa mori pjesë në një protestë në Manchester kundër pushtimit të Ukrainës.

Skuadra ruse, Zenit St Petersburg, ishte gjithashtu në aksion të enjten në mbrëmje, në ndeshjen kundër Betisit, që u eklipsua nga vendimi për të mos lejuar mbrojtësin ukrainas, Yaroslav Rakitskiy, që të fliste për agresionin rus.

Zeniti sponsorizohet nga Gazprom, kompania shtetërore ruse e energjisë që paguan 33 milionë stërlina në vit për të sponsorizuar Championsin, me finalen që tashmë nuk do të zhvillohet në Shën Petersburg, por në Paris.

Skuadra e basketbollit e Ukrainës luajti me Spanjën në Kordoba në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2023 dhe lojtari ukrainas, Artem Pustovyi, luajti me fjalët “Jo luftë” të shkruara në fytyrën e tij.

Skuadra e Ukrainës është duartrokitur nga shikuesit dhe lojtarët e Spanjës në momentin e luajtjes së himnit.

Skuadra gjermane Schalke 04 është gjithashtu e sponsorizuar nga Gazprom, por njoftoi të enjten se e ka hequr emrin e sponsorit nga fanellat për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Çelësi i lidhjes midis Schalkes dhe Gazpromit ka qenë CEO i Nord Stream 2, Matthias Warnig, një ish-oficer në policinë famëkeqe të shtetit sekret të Gjermanisë Lindore dhe një aleat i njohur i Putinit. Warning dha dorëheqjen nga pozicioni i tij në bordin e Schalkes të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat