Guardiola për luftën

Futboll

Guardiola për luftën

Më: 25 shkurt 2022 Në ora: 16:17
Guardiola për luftën

Lufta që ka nisur në Ukrainë ka shokuar gjithë botën, ku futbolli nuk mund të lihej mënjanë.

Shumë personalitete të njohura të këtij sporti kanë dhënë komentin e tyre mbi këtë ngjarje, mes të cilëve është dhe Pep Guardiola.

Trajneri i Mançester Sitit u shpreh i hidhëruar për atë që po ndodh, madje duke e lidhur dhe me lojtarin e tij Oleksandër Zinçenko, i cili është ukrainas.

“Të gjithë e duam vendin ku kemi lindur.

Dhe nëse vrasin njerëzit e tu atëherë si do ndiheshe?! Kam folur personalisht me të, ai është një djalë i fortë dhe është stërvitur rregullisht me ne.

E mbaj mend se çfarë ndodhi në Jugosllavi. Askush nuk bëri asgjë. Ka shumë luftëra nëpër botë dhe njerëzit e pafajshëm vriten. Të gjithë duan një shtëpi dhe ushqim në tavolinë. Nuk kemi mësuar ende nga e kaluara. Në fund i forti vret më të dobëtin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat