Inzaghi: 37 herë në zonë, 20 gjuajtje në portë!

Futboll

Inzaghi: 37 herë në zonë, 20 gjuajtje në portë!

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:33
Inzaghi: 37 herë në zonë, 20 gjuajtje në portë!

Kush gabon më shumë: kjo është gara momentale mes Interit dhe Milanit. Dy ekipet e Milanos kryesojnë Serie A, kuqezinjtë numërojnë dy pikë më shumë, por zikaltrit kanë luajtur një ndeshje më pak.

Interi ngeci në një barazim 0-0 përballë Genoas të premten në mbrëmje. Vetëm 2 pikë në 4 ndeshjet e fundit janë shumë pak dhe Simone Inzaghi pret më shumë nga djemtë e tij, raporton Supersporti.

“Kemi hyrë 37 herë në zonën kundërshtare, gjuajtëm 20 herë, por nuk ia dolëm të shënojmë. Duhet të bëjmë më mirë, por nuk duhet të demoralizohemi.

Jemi të zhgënjyer me rezultatin, u bë një kohë e gjatë që nuk fitojmë në kampionat, kështu që duhet të rikthehemi te fitoret. Goditëm edhe traversën, në ndonjë ndeshje tjetër do të ishte gol.

Ajo që po bëjmë tani nuk mjafton për të shënuar dhe fituar ndeshjet që gjithmonë i fitonim më parë”, deklaroi trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat