E ardhmja e Harry Kane te Tottenhami

Futboll

E ardhmja e Harry Kane te Tottenhami

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 12:07
E ardhmja e Harry Kane te Tottenhami

E ardhmja e Harry Kane te Tottenham është e lidhur ngushtë me atë të Antonio Conte, sipas “Daily Express”. Sulmuesi ka qenë entuziast që në momentin e parë të ardhjes së ish-trajnerit të Interit në stolin e “Spurs”.

Kësisoji, prania e tij e ardhshme në Londrën Veriore do të sigurohej vetëm nga qëndrimi i trajnerit italian. Intervista e disa ditëve më parë, megjithatë, mund të paralajmërojë lamtumirën e Contes në fund të sezonit, diçka që vetë Kane nuk do ta pëlqente.

Madje, largimi i italianit mund ta shtyjë atë të kërkojë sërish shitjen, pas tentativave të verës së kaluar. Për tabloidin anglez, nëse do të jetë kështu, 3 skuadra do të luftonin për kartonin e tij: Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid.

Antonio Conte pati një përballje me presidentin Daniel Levy, siç u konfirmua nga vetë ai në konferencën për shtyp, në prag të ndeshjes së Premier League kundër Leeds: “Po, kam folur me klubin. Presidenti ynë e di shumë mirë se jam këtu për ta ndihmuar klubin në çdo kohë. Dhe këtë do ta bëj deri në fund.

Ky është realiteti dhe ai e di që po punojmë shumë. Ai ka një vlerësim shumë të lartë për angazhimin tonë dhe të stafit tim. Nëse prisni nga unë që kur humbas të jem i lumtur dhe të vij në mikrofon për të qeshur, mirë, por nuk jam ai lloj personi. Kërkoj falje që tregova zhgënjimin tim, ndoshta ishte më mirë t’i mbaja mendimet e mia brenda grupit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat