Conte: Ne bëmë vërtetë një lojë të mirë

Futboll

Conte: Ne bëmë vërtetë një lojë të mirë

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 17:39
Conte: Ne bëmë vërtetë një lojë të mirë

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte duke folur për “BT Sport”, pas fitores kundër Leeds, është shprehur i lumtur me paraqitjen e të përzgjedhurve të tij.

‘Spurs’ deklasuan sot në udhëtim Leeds-in, duke e mposhtur bindshëm prej 0-4, takim ky i zhvilluar në kuadër të Premier League-s.

“Ne bëmë vërtetë një lojë të mirë. Nuk është lehtë të luash kundër Leeds, por ne ishim shumë të mirë kundër një ekipi të fortë”, tha Conte.

Ai kërkon nga skuadra e tij që në çdo ndeshje të bëj ndeshje të mirë dhe të jep më të mirën në terren.

“Për të qenë skuadër fituese duhet gjithmonë të luash mirë dhe me shpirtin e duhur. Duhet vendosmëri dhe përqendrim për të bërë më të mirën”, theksoi strategu italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat