Everton-Manchester City, ja formacionet zyrtare

Futboll

Everton-Manchester City, ja formacionet zyrtare

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 18:00
Everton-Manchester City

Me fillim nga ora 18:30 do të fillojë ndeshja tejet interesante në stadiumin “Goodison Park” mes skuadrës së Evertonit dhe kampionit anglez Manchester City, e vlefshme kjo për xhiron e 27 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit, Manchester City u mposht me rezultat 3:2 nga Tottenhami, kurse Evertoni pësoi humbje 2:0 nga Southamptoni.

Momentalisht, City është lider i tabelës me gjithsej 63 pikë, krahas Evertonit që zë vendin e 16 me gjithsej 22 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Evertonin nuk do të paraqiten Mina, Delph, Godfrey dhe Davies, kurse te City mungojnë Mendy, Palmer dhe Steffen.

Tanimë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.

Everton (4-2-3-1): Pickford; Kenny, Keane, Holgate, Coleman; Doucoure, Allan; Gordon, Van de Beek, Iwobi; Richarlison

Manchester City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Dias, Stones, Laporte; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Silva, Foden, Sterling

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat