Sacchi: Për Milanin do të ishte një arritje historike

Futboll

Sacchi: Për Milanin do të ishte një arritje historike

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 12:32
Sacchi: Për Milan-in do të ishte një arritje historike

Milan-i dhe Inter-i po i afrohen derbit në Kupën e Italisë me disa probleme fizike dhe pak të demoralizuara. Megjithatë, sipas Arrigo Sacchi-t, duhet bërë një dallim mes dy situatave, shkruan Telesporti.

“Ta nisim nga Milan-i, që mendoj se po bën një sezon shumë të mirë. Nëse shikojmë investimet e bëra në merkato, që kanë qenë pak sepse prioritet ka qenë bilanci, dhe grupit të lojtarëve në përgjithësi, them se Milan i ka tejkaluar pritshmëritë”, ka thënë Sacdchi për Gazzetta dello Sport.

“Nëse Milan-i do ta fitonte titullin, mendoj se ishte një arritje historike. Unë besoj se mund t’ia dalin, ndoshta duke e filluar nga një paraqitje e mirë në derbin e Kupës së Italisë”.

Rënia e rendimentit të zikaltërve, që “mbeten favoritët për titullin”, ka një origjinë të shumë të qartë për ish-trajnerin:

“Ndeshjet e shumta. Kanë luajtur gjashtë në 20 ditë. Tani po kalojnë një moment të vështirë, shënojnë pak, ka disa lojtarë, si Brozovic ose Perisic, që nuk janë në formë. Le të themi se skuadra po merr frymë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat