Partizani pa mesfushorin për sfidën ndaj Kukësit

Futboll

Partizani pa mesfushorin për sfidën ndaj Kukësit

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 13:01
Partizani pa mesfushorin për sfidën ndaj Kukësit

Partizani pa mesfushorin për sfidën ndaj Kukësit!

Valentino Murataj është mungesa e sigurt e Partizanit në ndeshjen e ardhshme ndaj Kukësit, një nga rivalët më të vështirë në Kategorinë Superiore.

Mesfushori u ndëshkua me të kuq pas vetëm 11 minutash nga hyrja në fushë ndaj Dinamos dhe është i pezulluar për ndeshjen kundër verilindorëve të mërkurën.

Një mungesë e rëndësishme për Mehmetin, pasi Murataj është aktivizuar rregullisht në ndeshjet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat