Historia e dy lojtarëve brazilianë: 60 orë për t’u larguar nga Ukraina

Futboll

Historia e dy lojtarëve brazilianë: 60 orë për t’u larguar nga Ukraina

Më: 27 shkurt 2022 Në ora: 15:02
Historia e dy lojtarëve brazilianë: 60 orë për t’u larguar nga Ukraina

Ukraina është ose më saktë ishte shtëpia e shumë lojtarëve brazilianë të cilët shpërngulen nga vendlindja e tyre për të marrë një promovim më të madh në Europë. Mirëpo, me situatën e fundit që ka dalë jashtë parashikimeve prej luftës që ka nisur Rusia, lojtarët amerikano-latinë po largohen me shpejtësi për t’i shpëtuar dëmeve që mund të jenë edhe me pasoja për jetën.

Së fundmi, mediat kanë pasqyruar rastin e dy futbollistëve teksa fjala është për Rangel Nunes Gonçalves i cili është pjesë e klubit të Vorskla Poltava dhe të Manor Solomon i Shakthar Donetsk.

Secili prej tyre ka rrëfyer historinë personale teksa mundoheshin mes shumë sakrificave të largoheshin nga Ukraina. I pari ka treguar se u detyrua të largohej me makinë nga pjesa lindore e Ukrainës teksa iu desh të lëvizte për 60 orë për të arritur pranë kufirit me Poloninë, ndërsa trafiku në atë zonë e detyroi më pas të vazhdonte rrugën në këmbë. Nga ana tjetër, Solomon thekson se u zgjua i tmerruar nga një shpërthim i fuqishëm dhe nga sirenat e alarmit.

“Të enjten në mëngjes u zgjova nga një shpërthim i fuqishëm dhe nga sirenat e alarmit. Vendosa të largohesha dhe një mik ukrainas më shoqëroi me makinë. Rruga ishte shumë e gjatë, kishte trafik dhe njerëz në panik. Rregullat e qarkullimit nuk ekzistonin më dhe pikat e karburanteve kishin shpërthyer. Pas 15 orësh rrugë zbrita afër kufirit me Poloninë me shpresën për të kaluar në anën tjetër.

Në kufi ishte një kaos i madh dhe mund të ishin prezent mbi 10.000 njerëz, gra dhe burra me fëmijë që qanin duke qëndruar në të ftohtë. Pas më shumë se 10 orësh në turmë, mbërriti një makinë e cila kishte shpëtuar një familje izraelite dhe së bashku me ta kalova në anën tjetër”, tregon Solomon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat