Xhaka drejt largimit, Arsenali gjen zëvendësuesin

Futboll

Xhaka drejt largimit, Arsenali gjen zëvendësuesin

Më: 28 shkurt 2022 Në ora: 11:25
Granit Xhaka

Krerët e klubit të Arsenalit raportohet se kanë identifikuar zëvendësuesin e mesfushorit nga Kosova, Granit Xhakës.

Reprezentuesi zviceran duket gjithnjë e më afër largimit nga “Emirates”. Ndërkaq, Roma thuhet se është ende e interesuar për 29-vjeçarin, të cilin e dëshiron Mourinho në skuadrën e tij qysh prej vitit të kaluar.

Sipas “Football London”, Arsenali ka vënë në shënjestër Enzo Fernandez, i cili aktivizohet te River Plate. 21-vjeçari vlerësohet si një futbollist me perspektivë, derisa te “Topçinjtë” mund të zëvendësoj Xhakën gjatë afatit kalimtar të verës, pasi prishtinasi mund ta vazhdojë karrierën në “Olimpico.

Argjentinasi është produkt i klubit të River Plates, klub me të cilin ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2025. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat