Po i soset durimi me yllin 37-vjeçar

Futboll

Po i soset durimi me yllin 37-vjeçar

Më: 1 mars 2022 Në ora: 15:47
Po i soset durimi me yllin 37-vjeçar

Trajneri i Mançester Junajtidit, Ralf Rangnik, ka dyshime për statusin e Kristiano Ronaldos në skuadër dhe durimit të tij me sulmuesin portugez po i vjen fundi. 37-vjeçari po kalon momentin më të dobët të karrierës së tij, ku ka shënuar vetëm 1 gol në 10 ndeshjet e fundit për “Djajtë e Kuq”.

Por pavarësisht rënies së formës, tekniku gjerman ka hezituar për ta ulur në stol. Rangnik e ka bërë një gjë të tillë vetëm në tri ndeshje të Premier Ligës këtë sezon, kjo për shkak edhe të faktorëve të tjerë.

Edinson Kavani ka humbur 5 ndeshjet e fundit për shkak të një dëmtimi muskulor, ndërsa Markus Rashford ka prodhuar vetëm 5 gola në 4.5 muaj.

Ronaldo ka startuar 6 nga 7 ndeshjet këtij muaji, por nga 28 goditje ka shënuar vetëm 1 gol, në kontrast të fortë me 14 golat në 20 ndeshjet e para. Por tani ai po kalon krizën më të thellë të golit që prej sezonit 2008-‘09.

Sipas “Manchester Evening News”, Rangnik ka dyshime për të ardhmen e CR7 në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm. Tekniku do të lërë detyrën e trajnerit në fund të sezonit dhe do të marrë atë të konsulentit për 2 vite prej 1 korrikut. Dhe një nga udhëzimet e tij për drejtuesit do të jetë që të afrojnë një sulmues të ri në verë.

Kontrata e Ronaldos skadon në 2023-shin, por Junajtidi ka opsionin për rinovimin e saj edhe për një tjetër vit.

Në fakt, edhe ai vetë ka lëshuar sinjale largimi në fund të këtij sezoni në rast se Mançesteri nuk arrin të renditet mes katër vendeve të para. Ai e ka pranuar me gojën e tij se Junajtidi duhet të luajë për 3 vendet e para dhe nuk do të donte që të luante në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat