Lehtësohet masat anti-Covid në Itali

Futboll

Lehtësohet masat anti-Covid në Itali

Më: 1 mars 2022 Në ora: 15:54
Lehtësohet masat anti-Covid në Itali

Autoritetet në Itali njoftuan lehtësimin e kushteve të hyrjes në përputhje me masat e sigurisë për luftimin e koronavirusit, një lajm i mirë për fanatikët e sportit në prag të duelit gjysmëfinal të balotazhit në mes Maqedonisë dhe Italisë, që do të zhvillohe në Palermo.

Nga sot deri në fund të muajit, kur parashikohet përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme të shkaktuar nga pandemia me “Covid-19”, në territorin e Italisë, do të kërkohet certifikata evropiane e vaksinimit, ose duke treguar një PCR negative.

“Fëmijët deri në moshën gjashtë vjeç përjashtohen nga këto detyrime në kufi dhe me hyrjen në vend duhet të dorëzohet formulari digjital për lokalizimin e pasagjerëve, formulari PLF”, thonë nga Ambasada e Italisë.

Ndeshja e Maqedonisë në Palermo është planifikuar për më 24 mars dhe fituesi i këtij dueli do të takohet me fituesin e përballjes Portugali – Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat