Longo: Nuk mund të flitet për futboll! Ishte një turp

Futboll

Longo: Nuk mund të flitet për futboll! Ishte një turp

Më: 2 mars 2022 Në ora: 19:43
Longo: Nuk mund të flitet për futboll! Ishte një turp

Trajneri i Kukësit, Diego Longo, është shfaqur tepër i shqetësuar pas humbjes 5-0 në “Air Albania”, ndaj Partizanit. Sipas teknikut italian, ishte gjyqtari ai që e vendosi këtë duel  me vendimet e tij.

Në prononcimin për “Gol pas Goli”, Longo u shpreh:

"Unë zakonisht kurrë nuk flas për arbitrat, por kjo që ndodhi sot ishte një turp! Ishte realisht shumë, kur kalohet çdo limit është shumë. Deri në minutën e 36-të ishte vetëm një ekip në fushë.

Në minutën e 36-të u akordua një penallti e paqenë. Në pjesën e dytë na u anulua një gol,të gjitha vendimet e gjyqtarit ishin kundër Kukësit".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat