Rudiger i mbyll derën përfundimisht Chelseat për rinovim, agjenti i tij në bisedime me dy klube të tjera

Futboll

Rudiger i mbyll derën përfundimisht Chelseat për rinovim, agjenti i tij në bisedime me dy klube të tjera

Më: 3 mars 2022 Në ora: 09:09
Rudiger

Antonio Rudiger është futbollisti i parë që do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të këtij sezoni. Mbrojtësi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe përfundimisht nuk do ta rinovojë atë.

Chelsea ka provuar tani e një vit për t’ia vazhduar kontratën gjermanit, por ka qenë vet Rudiger që ka refuzuar ofertat e klubit të tij aktual.

29-vjeçari ka refuzuar çdo ofertë të Chelseat, pasi kërkesat e tij ishin për një pagë prej rreth 15 milionë eurove në sezon.

Duke marrë parasysh që tani Chelsea më nuk do t’i ofrojë kontratë të re, agjentët e Rudiger janë futur në bisedime me dy top klube evropiane.

Skys Sports ka raportuar se agjentët e lojtarit tani janë duke biseduar me Real Madridin dhe Paris Saint Germainin për të transferimin e mundshëm të gjermanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat