Refuzon milionat e Newcastles për Milanin

Futboll

Refuzon milionat e Newcastles për Milanin

Më: 3 mars 2022 Në ora: 11:22
Refuzon milionat e Newcastles për Milanin

Sven Botman dëshiron vetëm Milanin.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi holandez ka zgjedhur skuadrën e Piolit, duke refuzuar kështu milionat e sheikëve të Njukasëllit.

“JO”-ja e lojtarit për “qymyrxhinjtë” i hap rrugën Maldinit dhe Masaras, të cilët tashmë do të duhet të gjejnë një marrëveshje me ekipin e Lilës, të cilat për hir të së vërtetës i ka marrëdhëniet të shkëlqyera pas transferimeve të Rafael Leaos dhe Majk Menjosë.

Botman e ka marrë vendimin e tij, ku gjatë ditëve të fundit, agjentët e tij arritën një marrëveshje në parim me drejtuesit e Milanit për një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 3.5 milionë euro neto në sezon.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Lilës, 22-vjeçari është aktivizuar në Ligue 1 në 19 ndeshje nga ku ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 1 asist.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat