Skriniar kërkon tre pikë ndaj Salernitanës

Futboll

Skriniar kërkon tre pikë ndaj Salernitanës

Më: 3 mars 2022 Në ora: 12:23
Skriniar kërkon tre pikë ndaj Salernitanës

Milan Skriniar është jo vetëm një nga shtyllat e mbrojtjes së Interit, por të të gjithë skuadrës. Pas çdo sezoni sllovaku përmirësohet dhe ndërsa është në të pestin me fanellën zikaltër, gjithmonë e më shumë duket ai lideri i vërtetë i Interit. 27-vjeçari nuk është fshehur edhe pse situata që po kalon Interi nuk është aspak e thjeshtë dhe tifozët kanë filluar të kërkojnë llogari.

Ndërkohë, të premten luani me Salernitanën?

"Momenti që po kalojmë e dimë se nuk është i lehtë.

Ata luajnë për mbijetesë dhe do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne do të bëjmë gjithçka për ta fituar.

Na duhen ato tri pikë të cilat përveçse do të na shërbejnë si shtysë, do të na rivendosin në pozicionin që meritojmë në kampionat", thotë Skriniar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat