Lyoni i dhuron 50 mijë euro për fëmijët ukrainas

Futboll

Lyoni i dhuron 50 mijë euro për fëmijët ukrainas

Më: 4 mars 2022 Në ora: 14:54
Lyoni i dhuron 50 mijë euro për fëmijët ukrainas

Klubet evropiane kanë nisur ta shfaqin solidaritetin e tyre pas luftës që nisi në Ukrainë, me Rusinë që po sulmon në mënyrë agresive.

Me këtë rast, klubi francez, Olympique Lyon ka reaguar në mënyrë konkrete për ta dhënë kontributin e tij në emergjencën ukrainase.

Klubi nga Ligue 1 ka njoftuar se do t’i dhurojë 50 mijë euro për seksionin francez të UNISEF, “për t’ju përgjigjur nevojave të fëmijëve në situatën aktuale emergjente”.

Të tjera aksione të bamirësisë, shkruan tutje në njoftimin e klubit francez, do të bëhen ndërkohë.

Lufta që e preku Ukrainën do të lë këtë vend me pasoja të mëdha dhe afatgjate.

Por, klubet e sporteve të ndryshme pritet ta ndihmojnë sportin e këtij vendi që të ringritet në këmbë, njëjtë siç ishte para fillimit të sulmeve ushtarake nga agresori rus.

Siç dihet, për një afat të pacaktuar në Ukrainë janë pezulluar të gjitha aktivitetet sportive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat