Ademi: 5 marsi i vitit 2014 - një tjetër datë e rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës

Futboll

Ademi: 5 marsi i vitit 2014 - një tjetër datë e rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës

Më: 5 mars 2022 Në ora: 14:09
Ademi: 5 marsi i vitit 2014 - një tjetër datë e rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës

Para 8 viteve është zhvilluar ndeshja e parë zyrtare miqësore mes Kombëtares së Kosovës dhe Haitit. 

Ndeshja ishte zhvilluar në stadiumin “Adem Jasharit”, e cila pati përfunduar me rezultat 0:0.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, thotë se 5 marsi është një datë tjetër e rëndësishme. 

“5 marsi i vitit 2014 është një tjetër datë e rëndësishme në historinë e futbollit të Kosovës.

Në këtë datë Kombëtarja e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë miqësore nën përkujdesjen e FIFA-s kundër Haitit. Rezultati ishte në plan të dytë, ndonëse dëshira dhe angazhimi i futbollistëve për ta shijuar fitoren ishte i jashtëzakonshëm.

Emocionet ishin të papërshkrueshme tek gjithsecili, e sidomos tek mbi 17 mijë tifozë të mbledhur në Stadiumin Olimpik "Adem Jashari". Ata nuk i ndali as rrebeshi i shiut i asaj dite, pasi ëndrra e tyre po bëhej realitet. Kosova e filloi rrugëtimin e saj të ri dhe po njihej gjithandej në glob përmes futbollit. E ky proces u finalizua pas dy vitesh me anëtarësim në UEFA e FIFA.

Sot, duke shikuar me krenari në retrospektivë, punojmë në vazhdimësi me përgjegjësi për të ardhmen. E ajo pa dyshim do të jetë e ndritur, sepse kemi djemë e vajza të talentuara që do t'i japin atomin e fundit Kosovës në arritjen e objektivave të mëdha në lojën magjike të futbollit. 

Vazhdojmë me krenari e përgjegjësi!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat