Drejt largimit nga Chelsea

Futboll

Drejt largimit nga Chelsea

Më: 5 mars 2022 Në ora: 15:02
Drejt largimit nga Chelsea

Përpara shitjes së klubit, Chelsea duket se do t’i nënshtrohet edhe një transformimi të madh te futbollistët.

Përveç mbrojtësve, Antonio Rudiger, Andreas Christensen dhe Cesar Azpilicueta, që do t’iu mbarojnë kontratat në fund të sezonit, të ardhmen nuk e ka të sigurt as Jorginho.

Sipas “Calciomercato”, reprezentuesi i Italisë mund të rikthehet sërish në Serie A, me Juventusin që dëshiron ta sjellë atë në Torino.

Një lëvizje të tillë nuk e kishte mohuar më herët as agjenti i lojtarit, Jorge Santos.

Kontrata aktuale e 30-vjeçarit me “Blutë” e Londrës skadon më 30 qershor 2023.

Mbetet të shihet në të ardhmen se cili do të jetë destinacioni i Jorginhos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat