Fitore e madhe e Leicester Cityt

Futboll

Fitore e madhe e Leicester Cityt

Më: 5 mars 2022 Në ora: 17:22
Fitore e madhe e Leicester Cityt

Leicester City fitoi 1:0 përballë Leeds United. Sfida u vendos nga goli i Harvey Barnes në mesin e pjesës së dytë.

Ishte minuta e 67-të kur 24-vjeçari anglez kombinoi bukur me Kelechi Iheanacho dhe dërgoi topin në rrjetë.

Goli i tretë sezonal në Premier League për Barnes, i cili ka dhuruar edhe pesë asiste në kampionatin anglez.

E sotmja ishte fitorja e dytë radhazi për Leicester City, që është ngjitur përkohësisht në vend të dhjetë me 33 pikë.

“Dhelprat” nuk fitonin një ndeshje kampionati në shtëpi prej 28 dhjetorit të vitit të kaluar, kur mposhtën 1-0 Liverpoolin e Klopp.

Debutim me humbje për Jesse Marsch në stolin e Leeds United. Amerikani zëvendësoi Marcelo Bielsan, ndërkohë që kjo ishte humbja e pestë radhazi për ekipin mik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat