Balliu nuk ia del të mbrojë Vallecanon

Futboll

Balliu nuk ia del të mbrojë Vallecanon

Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:29
Balliu nuk ia del të mbrojë Vallecanon

Rayo Vallecano është “tronditur” nga Cadiz, të cilët i kanë mundur me rezultatin 2-0. Skuadra e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ivan Balliut, nuk ia ka dalë të marrë pikë përballë ekipit të vendit të 18-të të La Ligës.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, ndërsa sa i përket dominimit të lojës mund të thuhet se ishte e balancuar.

Do të luheshin plot 55’ minuta lojë që Alcaraz të shënonte golin e parë dhe njëkohësisht t’u jepte avantazhin vendasve.

Ndërsa në minutën e 63’ ishte Idrissi ai që do të godiste portën e Zidanes dhe në të njëjtën kohë t’i dhuronte dopietën e kësaj ndeshje Cadizit.

Nga ana e Vallecanos, Balliu e nisi sfidën që nga minuta e parë, duke qenë pjesë e formacionit startues, por shqiptari nuk mundi të bënte diferencë të madhe në fushën e lojës dhe të ofronte mbrojtjen që i duhej ekipit të tij.

Pas takimit të raundit të 27-të të La Ligës, Rayo Vallecano renditet në vend të 13 me 31 pikë, teksa Cadiz ngjitet në vend të 18-të me 24 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat