Reali merr lajm të keq

Futboll

Reali merr lajm të keq

Më: 6 mars 2022 Në ora: 16:34
Reali merr lajm të keq

Real Madridi ka marrë lajme të reja para ndeshjes së kthimit ndajt Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve.

Skuadra madriliene kishte pësuar humbje në ndeshjen e parë në “Parc des Princes” me rezultatin minimal 0:1.

“Diario AS” ka raportuar se Federico Valverde ka stërvitur sot me pjesën tjetër të skuadrës dhe seancën e ka mbyllur pa asnjë problem,

Megjithatë, mesfusha duket të jetë problematike për Carlo Ancelottin, pasi Casemiro nuk do të mund të paraqitet shkaku i supsendimit.

Shqetësuese mbetet edhe fakti se Toni Kroos nuk ka stërvitur sot me skuadrën, pavarësisht se Ancelotti pohoi se ai do të jetë gati për ndeshjen ndaj parisienëve. Marcelo ishte i vetmi lojtar tjetër që mungoi në seancën stërvitore.

Në një mënyrë apo tjetër, duket se Valverde ose Eduardo Camavinga do të startojnë në vend të Casemiros.

Ndryshe, ndeshja mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit do të zhvillohet më 9 mars në “Santiago Bernabeu”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat